Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dita e Gruas, dhjetëra qytetarë marshojnë me biçikleta nëpër Prishtinë

“Marsho me biçikletë”, është protesta simbolike e cila u mbajt në afërsi të Memorialit “Heroinat” në Prishtinë.

Kjo protestë simbolike u mbajtë si simbolikë për të drejtat e vajzave dhe grave në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Iniciatorja e kësaj nisme, Fitore Pacolli, tha se mesazhi i këtij organizimi me biçikleta është liria e lëvizjes përvajzat dhe gratë në Kosovë.

“Është organizim i veçantë i cili nuk është organizuar më parë në Kosovë. Arsyjeja pse kemi vendosur që të jetë me biçikleta është mesazhi që bart, që vajzat dhe gratë të lëvizim lirshëm nëpër rrugë”, tha Pacolli.

Sipas saj, krahas që e kanë organizuar shumë vonë, gjatë ditës së premte ka pasur shumë interesim për pjesëmarrje.

Dhjetëra qytetarë janë duke marshuar me biçikleta nga Memoriali “Heroinat” në Prishtinë duke manovruar nëpër rrugët e Prishtinës.

Në orën 12:00 nis protesta qendrore “Marshojmë s’festojmë, kundër patriarkatit që vret” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com