Foto: Kallxo.com

Dita e fundit si kryetar, Kadri Veseli vjen në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit rreth 15 minuta para se të nisë seanca në të cilën një nga dy pikat e rendit të ditës është shpërndarja e kësaj legjislature.

Ai ka hyrë i buzëqeshur në ndërtesën e Kuvendit dhe është ngjitur shkallëve drejt zyrës së tij.

Pas pak minutave ai pritet ta drejtojë seancën e fundit për këtë legjislaturë.

Veseli, në të njëjtën kohë kryetar i PDK-së, është kryetar i Kuvendit në dy mandatet e fundit të Kuvendit