‘Dita e Forcës’, sot FSK-ja hap dyert për publikun

Për të shënuar ‘Ditën e Forcës’, Ministrja e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon ‘Ditën e Hapur’.

Sipas njoftimit, në të gjitha kazermat e FSK-së para qytetarëve do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete të tjera.

“Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tone” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.