Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Foto: Europe House Kosovo/ Facebook

Dita e Evropës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndriçohet me ngjyrë të kaltër e të verdhë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat verdhë e kaltër, për nder të Ditës së Evropës.

Kështu ka njoftuar “Europe House Kosovo” në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Për të shënuar Ditën e Evropës2021, po ndriçojmë në të kaltër dhe verdhë monumentin më të njohur në Kosovë, Bibliotekën Kombëtare. Urime Dita e Evropës!”, thuhet në publikimin e tyre në Facebook.

9 maji – Dita e Evropës, e gjen Kosovën sërish si të vetmin vend në rajon pa liberalizim të vizave dhe të kushtëzuar me dialogun me Serbinë, drejt rrugës së saj evropiane.