Dita e Çlirimit: Shpend Ahmeti i ndan Sabri Fejzullahut “Çelësin e Prishtinës”

Me rastin e 11 qershorit, Ditës së Çlirimit, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka ndarë sot “Çelësin e Prishtinës”, këngëtarit Sabri Fejzullahu.

“Kemi vendosur që këtë çelës ta dhurojmë  ty për kontributin që e ke dhënë për Prishtinën, për 55 vite karrierë, dhe që gjatë kësaj kohe këngët më të njohura i ke për Prishtinën” tha Ahmeti.

Ky është çelësi i tretë që i ndahet  figurave që kanë dhënë kontribut për Prishtinën. Dy të parët u ndanë këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare Dua Lipës dhe një shkrimtari francez që kishte  shënuar një roman ku personazh ishte një qytetar i Prishtinës.

Ndarja e këtij çmimi është bërë në kuadër të aktiviteteve për  ditën Çlirimit të Prishtinës. Ndërsa Orkestra Frymore e FSK-së, ka parakaluar dhe performuar nëpër sheshet e kryeqytetit me rastin e këtij date.

Disa nga këngët e Fejzullahut për Prishtinën janë : “Pranvera në Prishtinë”, “Eja në Prishtinë”, “Lutje Prishtinës” etj.