Objekti i Ministrisë së Arsimit

Dita e çlirimit, shkollat pushojnë, çerdhet punojnë

Për nder të Ditës së Çlirimit, sot nuk do të punojnë institucionet arsimore në vend.

Por kjo nuk vlen për çerdhet. Kështu ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.

“Sipas kalendarit shkollor, nuk do të punojnë shkollat. Ndërsa çerdhet punojnë”, ka thënë ai.

Sot bëhen 19 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës./tv21/