Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale në Olimpiadën e Parisit
28.7.2024 - 14:31
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka shkuar në gjysmëfinale në Olimpiadën e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Ndërkaq, në rrethin e dytë ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia. Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Izraeli Gefen Primo, po ashtu me Ippon.
Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.