Distria Krasniqi: Nga Parisi do të kthehemi me më shumë medalje

Xhudistja olimpike, Distria Krasniqi, është shprehur mirënjohëse për pritjen që u është bërë pas kthimit nga Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Krasniqi e cila fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 48 kilogramë premtoi se Kosova nuk do të mbetet vetëm me këto medalje.

“Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë, ju falenderoj të gjithëve. Falenderimin më të madh ia kushtoj Tonit. Nuk do të mbetemi vetëm me këto medalje por nga Parisi do të kthehemi me më shumë medalje”, tha ajo

HISTORIKE, Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike