Distria Krasniqi më e mira e Evropës për Xhudo

Xhudistja Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuniteti Olimpik i Kosovës.

Pas fitores së Krasniqit ka reaguar trajneri i saj, Driton Kuka.

“Kampione Evopianeeeeee. Distria Krasniqi 48 Kg. Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë, na s’dijmë ndryshe! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, duke i bashkëngjitur postimit edhe një foto bashkë më kampionen e Evropës.