Foto: Rtv21
Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje olimpike
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi është kualifikuar për në finale në Lojërat Olimpike Paris 2024.
“Distria Krasniqi i siguron Kosovës medaljen e parë olimpike nga Lojërat Olimpike Paris 2024. Disi u kualifikua në finale, ku synon medaljen e artë. Forca” – thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, shkoi në gjysmëfinale në Olimpiadën e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Ndërkaq, në rrethin e dytë ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia. Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Izraeli Gefen Primo, po ashtu me Ippon.
Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.