Nga një luftë e Distria Krasniqit | Foto: Facebook

Distria Krasniqi i nisi garat me fitore

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi i nisi garat me fitore në Grand Prixit të xhudos, kategoria 48 kilogramë, që po mbahen në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi mposhti me Ippon, Philomene Batan e Kamerunit.

Në raundin e dytë takohet me Daria Bilodid të Ukrainës.

Në Grand Prix po marrin pjesë xhudistët më të mirë në botë, pasi kjo garë është e vlefshme për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.