Ilustrim
Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris
04.2.2023 - 18:24
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në garën prestigjizore të xhudos – Grand Slam në Paris.
Në finale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti hungarezen Reka Pupp.
Ndërsa, në gjysmëfinale, kampionja olimpike e mposhti francezen Amandine Bucharsld.
“Grand Slami i katërt i fituar në Paris”- ka shkruar Federata e Xhudos e Kosovës.
FXHK-ja ka publikuar video me momente nga ndeshja e gjysëmfinales dhe dy hudhjet e Krasniqit kundër nikoqires, francezes Amandine Buchard.