Distria Krasniqi e argjendtë në Paris

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të sigurojë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ajo në finale u përballe me Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit, me të cilën ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj.

Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.