Diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të KFOR-it në Kosovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici.

Në këtë takim, Lumezi ka uruar komandantin Federici për detyrën e re, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për angazhimin e KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Kryeprokurori i Shtetit, ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it me funksionimin, punën, të arriturat dhe sfidat e institucionit të Prokurorit të Shtetit në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të identitetit evropian.

Në pëfundim të këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndër-institucional si dhe u pajtuan që të intensifikojnë atë edhe në të ardhmen, lidhur më çështjet e interesit të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale.