Ilustrim

Diskutimi për liberalizimin e vizave, sot në rend dite në BE

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është sot në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dje në një konferencë për media lidhur me Raportin e Progresit për Kosovën tha se liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do ndodhë nesër.

Sipas tij, para një vendimi përfundimtar do të ketë diskutime.

“Sigurisht është e rëndësishme që Këshilli do fillojë diskutimin për këtë temë pasi nuk është bërë që nga viti 2018, ky është diskutim në nivel të grupit punues. Nuk do merren vendime, do ketë diskutime. Diskutimi nuk është vendim final, liberalizimi nuk do ndodhë nesër”- tha ai

Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është optimist për liberalizmin e vizave.