Diskutim për ndikimin e fitores së Biden në dialogun Kosovë- Serbi

Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, zyrat e Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë dhe në Serbi, do të organizojnë një diskutim të përbashkët mbi ndikimin që mund të kenë këto zgjedhje në dialogun mes këtyre dy vendeve.

Diskutimi do të mbahet sot me fillim prej orës 17:00, nëpërmjet aplikacionit online ZOOM.

Ky diskutim do të moderohet nga gazetarja dhe drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra.

Sipas njoftimit, panelistët do të jenë Veton Surroi – ish politikan dhe publicist në Kosovë dhe Milan Antonijeviq – drejtor Ekzekutiv, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Serbi.

Diskutimi do të mbahet në gjuhën angleze.

Pjesëmarrësit e interësuar mund të kyçen në këtë link të ZOOM-it. Kurse, nëpërmjet këtij linku mund ta ndjekni direkt në këtë link në YOUTUBE.

Kjo është axhenda në gjuhën angleze.