Diskriminimi i pensionistëve - LIVE

Diskriminimi i pensionistëve është temë e debatit në emisionin “Kallxo përnime”.

Sa u mjafton një pension prej 100 euro të moshuarve në Kosovë?

Çfarë ndryshime nevojiten për skemat pensionale në Kosovë?

Çfarë parasheh fushata “Dinjitet për pensionistët”?

A duhet të ndryshohet kushti prej 15 viteve përvojë pune para luftës?

A duhet të ndryshohet rregulli për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë?

Për të diskutuar për këto por edhe çështje të tjera në studio janë të ftuar: Berat Zhinipotoku nga Ministria e Financave, Nijazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve, Osman Vitia, pensionist dhe Xhevdet Pozhari, aktivist.