Disiplinimi i prokurorëve, themelohen dy panele hetimore dhe mbahet seancë kundër një prokurori në Pejë
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka trajtuar tre raste disiplinore ndaj tre prokurorëve në mbledhjen e 207-të me radhë.
Gjatë takimit të KPK-së u mbajt një seancë dëgjimore ndaj një prokurori në Pejë, ndërsa u themeluan edhe dy panele të reja hetimore ndaj dy prokurorëve, njëri në Prizren e tjetri në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi Këshilli Prokurorial ka miratuar edhe katër raporte të vlerësimit të punës së prokurorëve, më ç’rast ka aprovuar edhe kundërshtimin e një prokurori në lidhje me vlerësimin e tij si dhe e ka detyruar komisionin që ta vlerësojë edhe një herë.
Gjatë takimit KPK ka avancuar prokurorin Enis Gashi nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Në takim u miratua një rregullore si dhe një udhëzues i referimit për organet parahetuese dhe hetuese disiplinore për prokurorët.