Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës

Disa zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të prekur nga COVID-19

Disa zyrtarë në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë rezultuar pozitiv me coronaviru por sipas ministrisë gjendja e tyre është e mirë.

“Duam të informojmë qytetarët se disa zyrtarë të ministrisë janë të prekur me COVID-19, por të gjithë janë mirë me shëndet dhe në izolim, duke respektuar në përpikëri masat dhe sugjerimet e institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Tutje Ministria ka bërë të ditur se është duke respektuar dhe zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për menaxhim të situatës me pandeminë COVID-19.

“Me këtë rast, ju njoftojmë se ministria dhe institucionet vartëse të saj po punojnë me staf të reduktuar, gjegjësisht staf esencial në respektim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Duam të njoftojmë qytetarët se objekti i MKRS-së dhe të institucioneve vartëse të ministrisë në Prishtinë dhe në qendrat tjera të Kosovës, të gjitha po i respektojnë masat mbrojtëse duke i dezinfektuar hapësirat dhe duke vënë në çdo hyrje dezinfektues për palët e jashtme”, thuhet në njoftim.

Ministria ka njoftuar që të gjitha palët e jashtme të cilat kanë raporte, punë apo obligime me MKRS-në inkurajohen që ato t’i kryejnë në distancë (online) nëse është e mundshme ose nëse është patjetër që të vijnë fizikisht, obligohen që të kenë masat e parapara mbrojtëse (maskat, distancën), në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në objektet e ministrisë dhe nuk do të marrin shërbim.

“MKRS-ja është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera shëndetësore për hapat e mëtejmë që duhen ndërmarrë.I sigurojmë të gjithë qytetarët që situata është tërësisht nën kontroll dhe i bëjmë thirrje palëve që në çfarëdo mënyre kanë kontakte me MKRS-në të respektojnë masat mbrojtëse dhe të kenë mirëkuptimin për shërbimet eventuale nëse ato janë me vones”, thuhet në njoftim.