Disa zyrtarë rezultuan me COVID-19, pezullon punën qendra e thirrjeve në ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se disa nga stafi i Qendrës së Thirrjeve, pas testimeve të bëra kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

ATK përmes një njoftimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se stafi i QTH janë në vetizolim për dy javë.

Si rrjedhojë, numri i kësaj qendre 038 222 165  aktualisht nuk mund t’i përgjigjet telefonatave të taksapaguesve.

Sot në Kosovë janë shënuar 767 raste të reja me COVID-19 nga 2178 mostra.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.