Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Disa vetura të djegura në Prishtinë - Policia jep detaje

Tri vetura janë djegur, në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, më 2.12.2024, në 04:00h, në rrugën ‘Shaqir Igrishta’, në Prishtinë.

Lajmi, për KALLXO.com, është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

,,Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri, në rrugën ‘Shaqir Igrishta’, në Prishtinë – ku, janë djegur: tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio.” – tha Ahmeti.

Tutje, ajo shtoi se në vendngjarje kanë dalur zjarrfikësit dhe Policia, të cilët janë marrë me rastin.

Ahmeti tregoi, se: ‘zjarri është lokalizuar dhe se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar’.

Sipas Ahmetit, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.