Ilustrim

Disa vetura përfshihen nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Prizren

Vetura jofunksionale të parkuara në një varrezë të automjeteve janë përfshirë nga zjarri para disa minutave.

Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Prizren, më saktësisht në dalje të komunës së Gjakovës.

Drejtori i Policisë në Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta në një bisedë për KALLXO.com ka dhënë detaje të zjarrit që ka kapluar veturat.

“Po mund të ju them se ngjarja ka ndodhur në dalje të Gjakovës dhe pak para hyrjes për në Prizren, nga zjarri janë përfshi disa vetura që kanë qenë në një varrezë të automjeteve. Të gjitha automjetet që janë përfshi nga zjarri kanë qenë jofunksionale dhe janë përdorur për pjesë shtesë”, tha Graishta.

Ai shtoi se nuk kanë numër të caktuar të veturave të djegura ndërsa shtoi se ekipet policore dhe njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me sa kam njohuri ashtu siç u informova ekipet e zjarrfikësve kanë bërë lokalizimin e vendit që u kaplua nga zjarri”, tha Graishta.