Disa verifikues të prekur nga alergjia udhëzohen për në Klinikën Infektive

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.

Kjo pas kundërmimit të zarfeve.

KALLXO.com mëson se disa verifikues të Qendrës së verifikimit të votave kanë pësuar alergji pas kontaktit me zarfet me votat e ardhura nga Serbia.

Alergjia i ka prekur në duar dhe fytyrë.

Po ashtu, KALLXO.com mëson se kundërmimi vinte nga materiali i përdorur për mbylljen e zarfeve.

KQZ-ja diskuton për 4,500 zarfet me vota të diasporës

Një pjesë e personave që kanë pësuar alergji kanë shkuar për kontrolle mjekësore.

Për disa janë lëshuar udhëzim për në Klinikën Infektive.

Pas këtij incidenti, Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesva, ka ndërprerë procesin e verifikimit të votave, me arsyetimin se nuk do të rrezikojë personelin.