Disa të vdekur nga zjarri në një bujtinë në kryeqytetin e Zelandës së Re

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në një zjarr që shpërtheu në një bujtinë në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, ka deklaruar të martën kryeministri i këtij vendi, Chris Hipkins.

“Kjo është një tragjedi e madhe” – ka thënë Hipkins.

Udhëheqësi i qeverisë së Zelandës së Re shtoi se ka të ngjarë të ketë më shumë se gjashtë viktima.

Policia ka thënë se pret që numri i të vdekurve të jetë më pak se 10.

Deri më tani janë regjistruar 11 persona të zhdukur.

Sipas autoriteteve të policisë së atjeshme, shkaku i zjarrit është ende i paqartë.

Zjarrfikësit thanë se 52 persona janë shpëtuar, disa madje edhe nga çatia e ndërtesës./Deutsche Welle