Disa të rinj nga Skenderaj i bashkohen Vetëvendosjes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se disa të rinj nga Skenderaj janë anëtarësuar në partinë e tij.

Kurti ka shkruar në Facebook se “Të rinjtë prijnë për ndryshimin. Gjithandej Kosovës, edhe në Skenderaj e Drenicë”.

Ai ka shtuar se lëvizja u beson të rinjve për të bërë ndryshimin, po ashtu Kurti ka thënë se të rinjtë duhet të qëndrojnë në Kosovë për të zhvilluar shtetin.

“Një grup profesionistësh të rinj nga Skenderaj, të cilët vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës brenda dhe jashtë Kosovës, u anëtarësuan në Lëvizje. Të rinjtë prijnë për ndryshimin. Gjithandej Kosovës, edhe në Skenderaj e Drenicë. Ne i zëmë besë drejtësisë dhe i besojmë të rinjve të Kosovës. Na duhet ndryshimi sepse të rinjtë na duhen këtu, që bashkë ta zhvillojmë Kosovën”, ka shkruar Kurti.