Disa të lënduar në një aksident në fshatin Dubravë të Istogut

Disa persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur orët e mbrëmjes në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi.

Sipas Gashit ende nuk ka raport zyrtar se sa persona janë të lënduar por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një traktori. Janë disa të lënduar por jashtë rrezikut për jetë. Njësiti i Trafikut është duke u marrë me hetimin e rastit”, tha Gashi për KALLXO.com.