Foto: Ilustrim

Disa të arrestuar si shkak i dhunës në familje

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar disa persona si shkak i dhunës në familje.

Një grua nga Prishtina dje ka raportuar se më datë 31 gusht të këtij viti është ngacmuar seksualisht.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin policor tutje thuhet se, rasti është në hetime.

Ndërsa, për rastin e dhunës në familjes të datës 28 gusht, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një burrë dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar edhe në Graçanicë.

Një grua ka raportuar në polici se është kanosur nga ish bashkëshorti i saj. Sipas policisë, me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Rasti është raportuar më datë 6 shtator rreth orës 14:00.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, një grua tjetër nga Graçanica ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia në raport potencon se, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në qytetin e Ferizajt.

Një grua gjatë ditës së djeshme ka raportuar se më datë 5 shtator, pas një mosmarrëveshje është sulmuat fizikisht  nga bashkëshorti i saj.

Policia në raport thekson se, palët janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Në Prizren po ashtu një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Në raportin e Policisë thuhet se, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:08.

Rast i dhunës në familje është raportuar edhe në qytetin e Gjakovës, një burrë është arrestuar pasi kishte kanosur familjarët e tij.

Sipas policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Policia tutje thekson se rasti po vazhdon të hetohet.