Disa rrugë në Fushë Kosovë, përmbyten nga uji e kanalizimi (FOTO)

Disa rrugë të Fushë Kosovës, janë përmbytur nga uji e edhe kanalizimet kanë vërshuar rrugët, pas pak minutave të reshjeve të shiut.

Sipas fotove të dërguara nga lexuesit në redaksinë e KALLXO.com, shihet se disa rrugë në këtë qytezë, janë bllokuar tërësisht nga sasia e mbledhur e ujit.

Gjithashtu, pamjet tregojnë shpërndarjen e kanalizimeve fekale nëpër rrugë.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pranuar ende ndonjë përgjigje.

KALLXO.com ka raportuar pak me herët pë reshjet e rrëmbyeshme që kishin kapluar Fushë Kosovën e që shoqëroheshin edhe me breshër.

Shi e breshër në Fushë Kosovë (VIDEO + FOTO)