Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Disa persona të arrestuar për dhunë në familje

Më 5 janar policia ka arrestuar disa persona nëpër qytete të ndryshme të Kosovës për shkaktim të dhunës në familje.

Një burrë në Prishtinë u arrestua nën dyshimin se më 1 janar kishte sulmuar një grua. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervsitimt është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan po ashtu një burrë u arrestua nën dyshimin se kishte kanosur një person.

Në lidhje me këtë rast, sipas policisë, është konsultuar prokurori i shtetit i shtetit me vendim të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur më  5 janar rreth orës 13:30, derisa rasti po trajtohet si ‘dhunë në familje’.

Në Viti po ashtu gjatë ditës së enjte është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kishte kanosur një grua. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arrestim për dhunë në familje pati edhe në Ferizaj ku një burrë u arrestua pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy gra. Me vendim të prokurorit, sipas policisë,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Derisa, në Suharekë po ashtu më 5 janar është arrestuar një grua e cila, sipas ankuesit, kohë pas kohe sulmon anëtaret e familjes.

Sipas të dhënave të policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Arrestim për dhunë në familje pati edhe në qytetin e Pejës, gjatë ditës së djeshme një burrë u arrestua nën dyshimin kishte sulmuar disa persona. Sipas policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, derisa,  lidhur me rastin mjeti i cili dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar, ndërsa i dyshuari ka rezultuar nën ndikim të alkoolit.

Tutje, policia thekson se është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Derisa,  në Gjakovë, të enjten rreth orës 20:00 është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte dëmtuar orenditë në banesën e tij. Policia potencon se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë po ashtu policia arrestoi një burrë i cili dyshohet se më 2 janar kishte sulmuar fizikisht një grua, e cila edhe kishte marr trajtim mjekësor.

Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.