Disa persona dyshohet se kanë gjuajtur me gur një tren teksa po lëvizte

Derisa treni po lëvizte nga Prishtina në Pejë, disa persona të dyshuar e kanë gjuajtur me gur duke ia thyer një xham.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria.

“Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.