ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com
Disa persona dyshohen se vodhën arkën me të holla në një xhami në Ferizaj
30.10.2024 - 10:23
Një burrë ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në xhaminë e një fshati në Ferizaj dhe kanë vjedhur një arkë me të holla.
Rasti sipas Policisë, ka ndodhur të hënën më 28.10.2024 pas mesnate.
Paratë që u vodhën nga arka, shumën e të cilave Policia nuk e ka bërë të ditur, ishin para të gatshme për mirëmbajtje të xhamisë dhe po ashtu të dyshuarit thuhet se vodhën edhe dy ora dore në arkë, të cilat i kishin harruar vizitorët.
Policia thotë se rasti i cilësuar si “vjedhje e rëndë” është duke u hetuar.