Disa metoda për të hequr njollat dhe erën e djersës nga rrobat

Njollat e djersës në veshjet tuaja janë ndër më të vështirat për t’u hequr dhe shpesh na bëjnë që t’i mbajmë kot në dollap.

Për këtë arsye, këshilla është të shfrytëzoni metodat natyrale për t’i kthyer veshjet në gjendjen e mëparshme.

Eliminoni njollat e djersës me vodka

Duket e pamundur, por vodka është shumë efikase për të hequr njollat e djersës nga veshjet. Në një shishe spray shtoni një gotë të vogël vodka të holluar me pak ujë të vakët dhe spërkatni njollat e djersës. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe lajeni si zakonisht.

Hiqni njollat e djersës me detergjent enësh dhe shampoo

Në një legen me ujë të ftohtë zhysni veshjen që doni të pastroni. Shtoni gjysmë gote detergjent enësh ose shampo për flokësh dhe lëreni gjithë natën. Më pas lajeni në lavatriçe dhe njollat e djersës do të jenë zhdukur krejtësisht.

Si të largoni aromën e djersës nga veshjet

Lërini veshjet në ujë me lëng limoni, uthull të bardhë për disa orë dhe më pas shtojuni pak zbutës për të përfunduar larjen. Është një metodë shumë efikase.

Si të largoni aromën e djersës nga veshjet me ujë të oksigjenuar

Zhysni veshjet që doni të pastroni në një legen me ujë ku keni shtuar pak ujë të oksigjenuar. Ky i fundit heq si aromën, ashtu edhe njollat nga veshjet tuaja./21Media