Disa kosovarë në mesin e të evakuuarve nga Izraeli në Podgoricë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka konfirmuar se disa qytetarë kosovarë janë evakuuar nga Izraeli përmes aeroportit të Podgoricës.
Abazoviq ka bërë të ditur se gjithsej 101 qytetarë kanë arritur shëndoshë e mirë në Podgoricë nga Izraeli.
“Qytetarët tanë, 101 prej tyre, arritën shëndoshë e mirë në Podgoricë. Hapëm dyert e vendit tonë edhe për udhëtarët tjerë që ishin në hall, pra me urdhër të MVP shtetasve nga Sllovenia, Shqipëria, Serbia, S. u pranuan në avion. Maqedoni, Kosovë, SHBA, Kroaci dhe Suedi”- ka shkruar ai.
Izraeli shpalli gjendje lufte, pasi u sulmua nga militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor.
Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin nga ajri të Rripit të Gazës.
Mbi 1,000 njerëz u raportuan të vrarë nga të dyja palët.
40 shqiptarë, mes tyre dy nga Kosova – evakuohen nga Izraeli