Disa fshatra të Vushtrrisë mbesin pa ujë të pijshëm, dëmtohet gypi gjatë punimeve në autostradë

Disa fshatra të Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania ‘Eskavatori’ gjatë punimeve në autostradën për Vushtrri.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” bëri të ditur se fshatrat që janë të lidhura në këtë gyp kanë mbetur pa ujë deri në sanimin e tij.

“Për shkak të dëmtimit të gypit nga kompania Eskavatori e cila është duke kryer punimet në autostraden për Vushtrri në fshatin Nadakoc, i cili furnizon me ujë vendet duke filluar nga Emona deri në fshatin Gracë dhe të gjitha fshatrat që janë të lidhura në ketë gyp mbesin pa ujë deri në sanimin e tij”- thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica” më 07.09.2024.