Disa aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë
29.12.2020 - 18:40
Disa aksidente trafiku janë raportuar në rrugën Prishtinë – Pejë gjatë ditës së sotme dhe për këtë Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për KALLXO.com ka thënë se si pasojë e aksidenteve janë krijuar kolona, ndërsa njësitet për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë duke ndërmarrë veprime aktive për menaxhimin e këtyre rasteve.
Ai ka bërë të ditur se ka vetëm dëme materiale dhe lëndime trupore, por asnjë aksident me pasoja fatale.
“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që për të shmangur aksidentet të jenë të kujdesshëm dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë”, ka thënë Kelani për KALLXO.com.