Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024

DIREKT - Nis protesta e SBAShK-ut në Prishtinë

14:43  – Protesta e SBAShK-ut vazhdon para qeverisë

Protestuesit e SBAShK-ut po vijojnë protestën e tyre në Prishtinë.

Fillimisht qëndruan para Ministrisë së Arsimit, ndërsa tani po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kërkesat e SBAShK janë që të nënshkruhet Kontrata kolektive, draftin e të cilës e dorëzuan në Ministri të Arsimit më 02.10.2024.

Ata kërkojnë që të kenë rritje dinjitoze të pagave, përmirësim të kushteve të punës në institucione arsimore, dialog me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe të mos u mohohet kontributi i viteve të ‘90-ta.

Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024

13:26 – Jasharaj: Ne ishim dhe mbetemi për dialog

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka shprehur pakënaqësi ndaj veprimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Sapo e dëgjova se ministrja Nagavci në vend që të dalë dhe të komunikojë me ne paska vazhduar me komunikata se gjoja SBAShK-u po e bën këtë aktivitet për fushata. Zonja Nagavci asnjëherë nuk ka dashur që ta bëjë kontratën se nuk i don punëtorët e arsimit, po i don të varfër. Zonja Nagavci duhet të ndihet keq për ata njerëz që e mbrojtën arsimin shqip. Ne ishim dhe mbetemi për dialog dhe nuk punojmë as për hatër të Nagavcit”- tha ai.

Jasharaj tha se protestuesit po përfaqësojnë të punësuarit në sektorin e arsimit.

“Ju sot, në këtë protestë, po përfaqësoni gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit dhe jemi këtu, pas gjithë përpjekjeve me muaj të tërë për dialog, kur Qeveria Kurti dhe në këtë rast edhe Minsitrja Nagavci kanë vazhduar me qasjen e gabuar dhe me qëndrimin deri armiqësor ndaj SBAShK-ut  dhe sindikatave të tjera”- theksoi ai.

“U munduan t’a shuajnë SBAShK-un që të heshtet zëri i punëtorëve arsimorë dhe të mos dëgjohen kërkesat e tyre legjitime, por SBAShK-u nuk shuhet dot, sepse jemi kalitur nëpër vite e dekada bazuar në respektin dhe besimin e anëtarësisë ndaj udheheqësve e veprimtarëve sindikalë”- tha ai mes tjerash në këtë protestë.

Protesuesit tashmë po vazhdojnë marshin në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024

 

Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024

13:14 – Protestuesit duan të takohen me ministren Nagavci

Protestuesit e SBAShK-ut janë ndalur para Ministrisë së Arsimit. Pasi i lexuan dy herë kërkesat e tyre, përfaqësues të sindikatës i bënë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci që të mbajë një takim me ta.

Ata janë duke pritur para ministrisë për këtë takim.

Ndërkohë, një korsi e rrugës “Agim Ramadani” në afërsi të MASHTI është liruar për qarkullim të veturave.

Arif Elezi, përfaqësues i SBAShK-ut u adresua në protesë.

“Ministre t’i pësëritim jo njëherë po disa herë kërkesat. Nuk janë kërkesat e një grupi po të 27.000 punonjësve”- tha ai.

13:00 – Protesta e SBAShK-ut, bllokohet njëra anë e rrugës ‘Agim Ramadani’ 

Disa nga pjesëtarët e SBAShK-ut kanë bllokuar njërën pjesë të rrugës ‘Agim Ramadani’ para objektit të Ministrisë së Arsimit, derisa kryetari përfaqësuesit e SBAShK-ut po mbajnë fjalime.

Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024

Disa nga thirrjet që po dëgjohen në këtë protestë janë:

“Duam nënshkrimin e kontratës kolektive”; “Ministre reflekto dhe fillo dialogun”; “Ministre a the ndonjë fjalë në Qeveri për kërkesat tona?”; “Pensionistët ju edukuan e arsimuan, ju po i ndëshkoni”

Disa punëtorë arsimorë tashmë janë mbledhur para objektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, para se të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit e pastaj Qeverisë së Kosovës.

Kërkesat e SBAShK janë që të nënshkruhet Kontrata kolektive, draftin e të cilës e dorëzuan në Ministri të Arsimit më 02.10.2024.

Kërkojnë që të kenë rritje dinjitoze të pagave, përmirësim të kushteve të punës në institucione arsimore, dialog me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe të mos u mohohet kontributi i viteve të ‘90-ta.

Një ditë para kësaj proteste, përfaqësusit e SBAShK ishin ftuar në takim me ministren Nagavci dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë.

Por për SBAShK, ky ishte një takim i shkurtër që nuk solli rezultate konkrete, pasi sipas Sindikatës, ministrja Nagavci nuk shfaqi gatishmëri për të diskutuar në mënyrë konkrete mbi kërkesat e tyre.

E Ministria e Arsimit tha se dokumentet dhe iniciativat për ndryshime legjislative duhet të trajtohen brenda kornizës ligjore, pasi çdo qasje e njëanshme mund të shkaktojë përçarje mes mësimdhënësve, të pengojë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të mos kontribuojë në “objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim”.

Për pagat e mësimdhënësve, Ministria tha se kjo është rregulluar me Ligjin për Pagat dhe se rritja e koeficientit përfshin edhe ata. Ndërsa, për kontratën kolektive u tha se diskutimi nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe as i margjinalizuar.

SBAShK pretendoi se Ministria e Arsimit i ka larguar disa përfaqësues të punëtorëve të arsimit nga disa komisione të ndryshme të ministrisë. Në mesin e këtyre komisioneve, SBAShK-u përmendi në konferencën për media një anëtar të Këshillit Shtetëror për licensimin e mësimdhënësve që pretendon se e larguan nga ky këshill.

Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024
Protesta e SBAShK-ut në Prishtinë | Foto: Arbrita Uka, KALLXO.com | 04.12.2024

SBAShK-u para protestës së paralajmëruar: Ministre reflekto, fillo dialogun