Diplomimi i gjeneratës së 55-të të Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 55-të e Policisë së Kosovës

Pa ceremoni të përbashkët, por të ndarë në grupe të vogla si shkak i COVID-19 ka diplomuar sot  gjenerata e 55-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se 426 policët e rinjë do të jenë ndihmesë e madhe për punën e PK-së.

“Duke marrë parasysh se PK-ja ka një imazh të mirë te qytetarët ju duhet të kontribuoni që akoma më shumë të ngrihet niveli i besueshmërisë te qytetarët. Policëve të rinj ju dëshiroj shëndet dhe suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve”, tha Mehmeti.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga data 2 nëntor, policët e rinj do të fillojnë të shërbejnë në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Gjithashtu janë ndarë mirënjohje për 14  kadetët policorë si kapitenë të klasave dhe  20 kadetëve policorë për rezultatet më të larta të arritura gjatë kohëzgjatjes së trajnimit”, thuhet tutje në komunikatë.