Diplomati turk: Turqia e gatshme të marrë përgjegjësi në dialogun Kosovë – Serbi, nëse i kërkohet
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan tha se vendi i tij e mbështetë Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe e konsiderojnë me rëndësi të madhe që Kosova “të qëndrojë në këmbët e saj”.
Sipas tij, problemet mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog.
Ndërsa ka thënë se Turqia mbështet përpjekjet për normalizim të dy vendeve dhe se si shtet nuk hezitojnë të marrin përgjegjësi në këtë drejtim.
“E kemi mbështetur Kosovën qe nga fillimi për të arritur pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare. Në besojmë që problemet mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog. Ne mbështesim përpjekjet për te arritur normalizim mes dy vendeve. Nëse vjen një kërkesë nga palët ne si Turqi nuk do të hezitojmë të marrim përgjegjësi në këtë drejtim. Ne si Turqi jemi të gatshëm të ndihmojmë në të gjitha aspektet e qeverisë”- u shpreh ai.
“Sigurinë, politikën dhe ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë”- ka thënë tutje ai.
Ndërsa, ka shtuar se vendosja e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë është e një rëndësie të madhe.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh se miqësia me Turqinë është e bazuar në miqësi të gjatë ne aspektin ekonomik dhe se investimet turke kanë luajtur rol në zhvillimin ekonomik të Kosovës.