Departamenti Amerikan i Shtetit - Foto: REL

Diplomati amerikan i telefonon Kurtit për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.

Chollet ka shkruar në Twitter se me kryeministrin Kurti kanë biseduar edhe për zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill. Po ashtu, përmes këtij postimi diplomati Chollet ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për sovranitetin Kosovës.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Duke parë zgjedhjet e prillit në Serbi, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së kanë rënë dakord me kërkesat e shteteve të tjera për votim personal. Falënderojmë Kosovën për pritjen bujare të afganëve.”, ka shkruan ndër të tjerash Chollet, në Twitter


Më 16 janar të këtij viti Qeveria e Kosovës nuk lejoi organizmin e votimit brenda Kosovës për referendumin e për ndryshimet kushtetuese të Serbisë.

Vendimi i Qeverisë për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb ishte përkrahur nga ShBA.