Dimri në Prishtinë - LIVE

Në emisionin e sotëm të ‘Kallxo Përnime’, po transmetohet debati për ngrohtoren e qytetit të Prishtinës, Termokosin.

A është gati Termokosi për këtë dimër?

A ka rrezik këtë dimër që qytetarët të mbesin pa ngrohje?

A është përgatitur Termokosi t’i ngrohë shtëpitë e qytetarëve edhe në rast se bie nga funksioni termocentrali “Kosova B”?

Kur do të kyçen në rrjetin e ngrohjes Obiliqi e Fushë-Kosova?

Në këtë debat të ftuar janë nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, nënkryetari i Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi dhe nënkryetari i Obiliqit, Ibush Mjekiqi.