Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Dimal Basha e Armend Zemaj replikojnë për masat antikushtetuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se pret nga Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, që si jurist ta kuptojë që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria është anti- kushtetuese.

“Zoti Zemaj e kuptoi që Hoti nuk merr vesh në vendime të qeverisë as kompetencat e tij por ti si jurist po pres me kuptu që vendimi i qeverisë për kufizimin e lëvizjes është antikushtetues. Unë pres që ti si jurist me ditë pak ma shumë se zoti Hoti si njeh kompetencat e veta qysh tha ma herët me shpall gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai.

E Ministri Zemaj siguroi që nuk do të ketë vendime antikushtetuese.

“Në institucionet e shëndetësisë nuk do të ketë zyra politike ashtu siç ka ndodh në të kaluarën. Nuk ka vendime që janë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ka teste të kontrabanduara dhe të pranuara në mënyrë ilegale nga Serbia. Nuk ka mjek të kontrabanduar dhe të ardhur nga Serbia. Nuk ka komuna me shumicë serbe që vihen në karantinë me ligje të Serbisë por me vendime të Ministrit të Shëndetësisë”, tha Zemaj.