Dilema e Haradinajt: Lista Serbe është pozitë apo opozitë?

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën në të cilën pritet të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Daut Haradinaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së, shprehi paqartësitë e tij për ndarjen e komisioneve si dhe pozicionimin e komuniteteve si shumicë

“Ajo çfarë ka rënë në sy është se kemi ndërhy në rregulloren e Kuvendit të Kosovës e cila kërkon 2/3 dhe ajo nuk ka ndodhur, po ashtu në një draft propozim nuk e di sesi e keni trajtuar Listën Serbe, 6 Plusin si pozitë apo opozitë, ndarja proporcionale në komisione nuk është e saktë me numrin e deputetëve shumicë në opozitë, me PDK-së, AAK-në, Nisma” tha ai.

Duke ju referuar paqartësive Haradinaj kërkoi që t’i jepet më shumë kohë partisë së tij si dhe t’i përgjigjen në dy pyetje.

“A ka ndërhyrje në rregullore të Kuvendit, a është në proporcion më shumicën shqiptarë ndarja e barabartë, dhe si e cilësoni ju LS, pozitë apo opozitë poashtu edhe 6 Plusi” , tha ai.

Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit të Kosovës tha që është ndryshuar rregullorja sepse zvogëlimi nga 16 në 14 është bërë në atë mënyrë.

“Me qenë se numri është zvogëluar, kjo nënkupton që duhet të ndryshohet rregullorja, kujtojmë se çdo mandat është ndryshuar, rrjedhimisht do të kërkohet votim me 2/3 për ta zvogëluar numrin ajo do të bëhet përmes kuvendit jo kryesisë. Kryesia vetëm ka propozuar zvogëlimin e numrave”, tha ajo

Ndërsa duke ju referuar pyetjes se a janë pakicat pozitë apo opozitë, Osmani tha që ‘Qeveria e Kosovës e ka sqaruar këtë’.

Kuvendi mblidhet sot për formimin e Komisioneve