Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dikush po hap llogari të rrejshme në emër të Donika Gërvallës, ministrja e Jashtme denoncon

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka mohuar të ketë hapur llogari në rrjetin social ‘Instagram’.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë hapur llogari të rrejshme në emrin e saj.

“Kontot e rrejshme në emrin tim. Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me fallsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram. Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.