Ilustrim

Dikush ia vodhi veturën në oborr të shtëpisë, policia po heton rastin

Një rast i vjedhjes ka ndodhur të mërkurën në fshatin Arllat në Drenas.

Sipas Policisë, një burrë ka raportuar se i është vjedhur vetura nga oborri i shtëpisë së tij.

I njëjti ka thënë se vetura është vjedhur nga persona të panjohur.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:45.

Sipas njoftimit, rasti është duke u hetuar.