Dikur ia akuzonte partinë për haraç, tani gjejnë kohë për kafe

Sot, partia e Ramush Haradinajt, AAK, dhe ajo e Shpend Ahmetit, PSD, arritën një ujdi për koalicion parazgjedhor.

AAK dhe PSD do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen në fund të muajit shtator apo në fillim të tetorit.

E pasi u firmos marrëveshja në letër, ish- sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tani në PSD, është parë në një fotografi me Daut Haradinajn e AAK-së.

Të dytë vijnë nga i njëjti qytet, Deçani.

Në të kaluarën, Molliqaj kishte bërë akuza të forta ndaj partisë së vëllait me të cilën Daut Haradinaj është deputet.

Ai e kishte quajtur AAK-në ‘parti të haraçit’.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka postuar një fotografi në Facebook së bashku me Dardan Molliqajn.

“Foto rasti”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj e Molliqaj kanë pasur edhe shumë polemika e thumbime mes vete në vitet e kaluara.

Foto rasti DH

Publiée par Daut Haradinaj sur Lundi 19 août 2019