Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet zyra e arkivit në Stacionin Policor në Drenas

Zyra e arkivit në Stacionin Policor është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

Ai tutje ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar.

Policia po ashtu po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit.

Borovci ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është ftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.