Digjet xhamia në fshatin Vërboc të Drenasit, Lladrovci dënon aktin

Kryetari i Komunës së Drenias, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ësht djegur xhamia në fshatin Vërboc, duke e dënuar aktin e djegies së xhamisë.

“Dëmtimi më qëllim, i një objekti të kultit fetar ndër me të vjetrat në Drenicë në këtë kohë pandemie globale dhe afër muajit të shenjtë të Ramazanit, janë veprime dashakeqe e kriminale që dëmtojnë rëndë tolerancën fetare që ka Drenasi”, ka thënë Lladrovci.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje organeve të rendit të sigurisë publike, të marrin masat e duhura për zbardhjen sa me të shpejtë të këtij rasti.