Vetura në zjarr/ Ilustrim

Digjet vetura në Vushtrri

Një person ka raportuar se vetura e tij e tipit Golf VI është përfshirë nga zjarri.

Policia ka njoftuar se veturës i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas policisë, zjarri dyshohet se ishte shkaktuar qëllimisht nga ndonjë person i dyshuar pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dy shishe me lëndë djegëse që dyshohet të jetë benzinë.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por zjarrin e kishin fikur familjarët e viktimës.