Digjet vetura në Ferizaj, vdes personi që gjendej në të, lëndohet punëtori i pompës së karburanteve

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga djegia e veturës së tij në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhëtarëve me targa vendore është përfshirë nga flaka. Për pasojë ka humbur jetën një person që ishte në automjet “, tha ai.

Tutje Veseli ka njoftuar se edhe një person që ka qenë në marketin e pikës së karburantit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësor.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet”, tha ai.