Digjet shtrati i një pacienti në Repartin e Psikiatrisë në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se sot në Repartin e Psikiatrisë pranë këtij spitali një shtrat është djegur.

Sipas njoftimit të Spitalit, zjarri është lokalizuar menjëherë dhe pacientët janë evakuuar me kohë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se një pjesëtar i sigurimit të spitalit është lënduar gjatë intervenimit.

“Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit. Dëme të mëdha nuk ka pasur”- thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, ende nuk ka pasur ndonjë njoftim nga Policia e Kosovës.